Transmetuar më 25-02-2020, 12:10

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për panikun e krijuar nga koronavirusi, ku i përcjell një mesazh dhe politikës, duke thënë se virusi nuk luftohet me politikë dhe as me gjithollogji. Në një postim në Twitter, Rama shkruan se shteti shqiptar po përgatitet që në momentin e parë të shfaqjes së këtij virusi vdekjeprurës, duke shtuar se është bërë gjithçka sipas planit.

"Koronavirusi nuk luftohet me politikë, as me gjithollogji dhe aq më pak me frikë dhe lëre pastaj me panik! Ne kemi qysh momentin e parë të shfaqjes së tij që përgatitemi, në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.Kemi bërë e po bëjmë çdo gjë sipas planit…", shkruan Rama.

Më tej ai vijon duke thënë se, "Fatkeqësisht ky vend në çdo vështirësi a fatkeqësi natyrore ose emergjencë shëndetësore që shfaqet,duhet të përballet dhe me fatkeqësinë e tij të të madhe të kanaleve e portaleve ku lulëzon injoranca,ligësia,dembelizmi e grykësia e maskarallëkut që në këto raste bëhet çnjerëzor..

Dhe në krye të të tërë delenxhinjve e parazitëve që lëshohen mbi publikun në nevojë për informacion, kanë dalë përsëri, si gjithnjë, politikanët e së keqes që duan kaos, rrëmujë, dëshpërim, në përpjekjen e dëshpëruar për të kthyer të shkuarën që i ka marrë me vete përgjithnjë!"/b.l/noa.al/