Transmetuar më 25-02-2020, 10:53

Të premten do të mblidhet Komisioni Hetimor i ngritur për hetimin e veprimeve të Presidentit Ilir Meta.

Në seancën që do të mbahet në orën 13:00, është parashikuar të dëshmojë kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani.

Kreu i KED është paditur më herët nga Presidenti Ilir Meta në SPAK me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe “përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore”.

Kreu i KED akuzohet nga Presidenti se “ka tentuar të bëjë grusht shtetit”, duke shkelur Kushtetutën dhe ligjin për emërimet në Gjykatën Kushtetutese./b.l/noa.al/