Transmetuar më 24-02-2020, 21:53

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me disa banorë të Tiranës.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi thotë se papunësia çmimet e larta dhe taksat e rritura po dëmtojnë familjen shqiptare.

“Njerëzit e thjeshtë janë burimi i forcës dhe misioni i punës tonë, që do vijojmë pa reshtur deri në krijimin e mundësive më të mëdha për rininë”, shkruan mes të tjerash Kryemadhi. – "Ne jemi pranë tyre, shtëpi më shtëpi e në çdo zemër", shton ajo.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:

Papunësia, çmimet e larta, taksat e rritura të bashkive apo ato mbi pronën po dëmtojnë familjen shqiptare.

Ashtu si sot me këta banorë të Tiranës, të cilët ndër të tjera vuanin mungesën e çerdheve dhe kopshteve në zonën e tyre, apo shtrenjtimin e faturës së ujit dhe të transportit publik, ne jemi pranë tyre, shtëpi më shtëpi e në çdo zemër.

Njerëzit e thjeshtë janë burimi i forcës dhe misioni i punës tonë, që do vijojmë pa reshtur deri në krijimin e mundësive më të mëdha për rininë, për biznesin, për punëtorin de familjarin e thjeshtë, që zgjidhja të mos jetë më mes emigrimit dhe nënshtrimit por ta kthejmë Shqipërinë në shtëpinë e gjithë shqiptarëve.