Transmetuar më 24-02-2020, 21:35

Limoni është i pasur me vitaminë C dhe është një antioksidant i fuqishëm. Nëse e përdorni vetëm në kuzhinë dhe nuk keni tentuar kurrë ta përdorni për të bërë maska në kushte shtëpie, ka ardhur koha ta bëni.

Maskat me limon rekomandohen për lëkurë të yndyrshme dhe mikse. Mjafton që t`i shtoni disa përbërës që të gjithëve na ndodhen në kuzhinë dhe ta aplikoni në fytryrë.

Rezultatet do të jenë të mahnitshme, pasi fytyra juaj do të duket më e ndriçuar dhe yndyra do të reduktohet ndjeshëm.

Maskë me limon dhe të bardhë veze/ Ndani të bardhën e vezës nga e verdha dhe të bardhën rriheni mirë.

Shtojini disa pika limon dhe përziejeni mirë masën. Lërëni 10-15 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët. Duhet të keni parasysh që maskat nuk aplikohen kurrë në zonën e syve dhe të buzëve./b.l/noa.al/