Transmetuar më 24-02-2020, 14:35

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se ka pasur ditën e sotme takime me ekspertë, lidhur me situatën e koronavirusit.

Ai deklaroi se sot është koha të flasin mjekët, të flasin ekspertët dhe specialistët dhe të hartohet plani i detajuar i masave konkrete.

“Ky plan duhet shpërndarë me qytetarët, ti vihet në ndihmë më të rrezikuarve, duke qenë se infeksioni nuk shfaqet menjëherë. Duhet hartuar një regjistër i personave që vijnë nga zonat e infektuara. Qeveria dhe institucionet kanë detyrën të veprojnë konkretisht. Vendi ynë ka mjekë të zotët, për ta menaxhuar këtë situatë, nëse ju jepet mbështetja e nevojshme nga institucionet”, u shpreh Basha.

Ai bëri një thirrje ndaj qytetarëve që të mos neglizhojnë asnjë shenjë gripi dhe të bashkëpunojnë me strukturat shëndetësore dhe se nëpërmjet bashkëpunimit me do të jetë më e lehtë përballimi i situatës.

“Ju kërkoj që larg panikut të mirëinofrmoheni dhe autoritetet të ifnormojnë qytetarët për masat që duhet të merren. Sot është koha të flasin ata”, deklaroi Basha.

Ai tha se PD po monitoron dhe detyra e saj është që t’iu shërbejmë qytetarëve me çdo lloj ndihme që mund të japin ekspertët dhe t’i japib mundësinë pasi e kanë të vështirë për t’u shprehur në kushtet e propagandës./a.y/noa.al

Koronavirusi, ISSH jep një porosi dhe tregon kush rrezikon

Në Kinë një person shfaqi simptomat e koronavirusit pas 27 ditësh! A është shumë pak karantina 14 ditë?

Koronavirusi, Manastirliu: Dyfishim kontrollit në pikat kufitare, paniku të mos i zërë vendin arsyes

Shkolla private pezulloi mësimin prej koronavirusit, Ministria e Arsimit i heq licencën