Transmetuar më 24-02-2020, 09:12

Provinca kineze e Hubei, e cila është dominuar nga epidemia e koronavirusit, ka bërë me dije se një burrë 70 vjeç, nuk i shfaqi simptomat e infeksionit deri në ditën e 27-të.

Ky episod sugjeron se izolimi në karantinë duhet zgjatur më shumë nga 14 ditë, nga sa po praktikohet aktualisht.

Një hipotezë e cila do të komplikonte shumë sforcimet për të luftuar epideminë, duke qenë se karantina aktualisht është 14 ditë.

Personi në fjalë i identifikuar vetëm me mbiemrin Jang, ishte rikthyer me makinë në 24 janar në Shennongjia, në veriperëndim të Hubei, nga Ezhou, ku kishte takuar motrën e cila ishte prekur nga virusi.

Të enjten, ai shfaqi temperaturë dhe simptomat e virusit, ku testi rezultoi pozitiv. /a.y/noa.al

Koronavirus/ Rritet numri i viktimave në Itali