Transmetuar më 24-02-2020, 09:04

Numri i viktimave nga koronavirusi në Itali ka arritur në katër. Sot është raportuar se një 84-vjeçar nga Bergamo ka ndërruar jetë.

Tre viktimat e para kanë qenë në Lombardi.

Ndërkohë numri i të infektuarve ka arritur në 153 dhe ky është rasti më i madh i regjistruar në Evropë.

Dy rajonet ku ka më shumë të prekur janë Lombardia dhe Veneto. Por edhe në Milano ka patur raste të infektuara, prandaj janë mbyllur shkollat, teatrot, kinematë dhe ambientet publike.

Drejtuesit e ishujve në Itali kanë vendosur të mbyllin portet për ata që vijnë nga zonat e prekura nga virusi si  Venecia dhe Lombardia.

Kjo masë ekstreme është marrë si kundërpërgjigje për të parandaluar përhapjen e virusit të tmerrshëm.

Por portet do të jenë të mbyllura edhe për turistët kinezë, të cilët duan të vijnë në ishujt italianë./a.m/noa.al