Transmetuar më 23-02-2020, 21:21

Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi sot pas boshatisjes së spitalit të Kavajës.

Ai tha se ky spital do të kthehet në karantinë, për të prekurit nga koronavursi, nëse evidentohen raste të tilla.

Aktualisht Spitali Kavaje ka 86 shtretër të ndarë sipas shërbimeve si më poshtë: 1.Shërbimi i Pediatrisë 20 shtretër 2.Shërbimi i Obstetrike-Gjinekollogjisë 20 shtretër 3.Shërbimi i Kirurgjisë dhe Reanimacionit 26 shtretër 4.Shërbimi i Pathollogjisë 20 shtretër

Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se ky vendim është papërgjegjshmëri dhe zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.

Reagimi i Gazmend Bardhit:

Sot në repartin e patologjisë dhe urgjencës në Spitalin e Kavajës kanë nisur përgatitjet, me urdhër të Ministres së Shëndetësisë, për ta kthyer në Karantinë.

Kjo është papërgjegjshëri!

Zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.

Ky është një provokim i rëndë me Kavajën!

I bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi të mos e pranojnë trajtimin nga Edi Rama si banorë të parëndësishëm, jeta e të cilëve nuk ka rëndësi për Kryeministrin.

Karantinën ta ndërtojë në shtëpinë e tij në Surrel, jo në Kavajë!

/NOA.al