Transmetuar më 22-02-2020, 17:00

“Sa më shumë Shqipëria forcon trupin e saj të brishtë, aq më shumë ata që e penguan, shfrytëzuan, dërrmuan për vite të tëra, dëshpërohen e lëshojnë gjuhën jashtë kontrollit! Tamam kur Shqipërisë i’u bë një deklaratë publike dashurie nga BE dhe bota mbarë në 17 shkurt, ata u marrosën…”

Është ky qëndrimi i Kryeministrit Edi Rama përballë deklaratave të Presidentit Ilir Meta, i cili ka thirrur popullin të dslë në bulevard më 2 mars, siç thotë ai, për të shpartalluar grushtin e shtetit.

Me këtë qëndrim Rama me një gur “vret dy zogj” pasi duket se godet edhe opozitën, pas shigjetimeve të bëra për konferencën e donatorëve dhe transparencën e kërkuar për fondet.

Por kreu i qeverisë kërkon që të mos humbet kohë me ta, duke thënë se janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort “kundër nesh!”

“Shqipëria i ka lënë pas dhe kërkon nga ne ta çojmë përpara; duke e forcuar çdo ditë, përmes reformave e punëve që s’u bënë kurrë në kohën e tyre të shkuar”, thotë Rama.

Presidenti Meta i ka ftuar qytetarët pasditen e 2 marsit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke iu dhënë fjalën se shumë shpejt falë popullit shqiptar s’do ketë vetëm një institucion që është në mbrojtje të kushtetutës por gjithë institucionet që janë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit “do i kthehen popullit shqiptar.

Në këtë datë, kreu i shtetit ka paralajmëruar se do të firmosë dekretin e parë për shpartallimin e grushtit të shtetit. /a.y/noa.al

“Me të gjithë shqiptarët në 2 mars”, Meta ndan mesazhin: I mençur dhe mirëshpjegues

Meta nxjerr "foton e jetës", zbulon detaje për 2 marsin: Le ta dëgjojë gjithë bota mesazhin e Shqiponjave

Meta tjetër thirrje për shqiptarët: Në 2 mars në Bulevard, bashkë për Kushtetutën, për Shqipërinë