Transmetuar më 22-02-2020, 14:54

Kryedemokrati Lulzim Basha në kuadër të turit “Po të dëgjoj”, është ndalur në Fier, ku është takuar me gratë e këtij rrethi.

“Me nënat dhe gratë fierake që rrisin fëmijët dhe mbajnë shtëpinë duke u përballur përditë me varfërinë dhe padrejtësitë që rriten”, shkruan Basha, teksa ndan video nga takimi.

Ai thotë se edhe pse në kushtet e mbijetesës, ato janë me kurajo dhe dinjitet, por edhe me shpresë se ditë më të mira do vijnë për to dhe për familjet e tyre.

“Sepse fierakët dhe gjithë shqiptarët meritojnë të nesërme më të mirë”, deklaron kryedemokrati. /a.y/noa.al