Transmetuar më 22-02-2020, 13:28

Nga takimi me strukturat e partisë në Shkodër, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, sulmoi ashpër ambasadorët në vendin tonë.

Ajo tha se data 2 mars është shumë e rëndësishme edhe për ndërkombëtarët, për të gjithë ata ambasadorë që kërkuan Komisionin e Venecias dhe se të gjithë ambasadorët dolën dhe thanë "mos u zini, se kemi Komisionin e Venecias".

"Nëse ka një të huaj apo një ndërkombëtar që bie dakord me falsifikimin e Etilda Gjonaj, që ka shansin të tregojë bashkëpunëtorët e saj që e shtrënguan për të ardhur në këtë pikë, atëherë jo vetëm turp për ata, por mos ua pafshim më bojën kurrë. Nëse këta ambasadorë janë mashtruar dhe janë gënjyer në mënyrë permanente dhe unë e besoj këtë të fundit, sepse është shumë e kollajshme që një qeveri t’iu imponohet  trupit diplomatik sepse ambasadat këtu nuk punojnë as me opozitën dhe as me popullin. Ambasadat këtu punojnë me qeveritë dhe është normale sepse dhe ambasadat tona që janë në shtetet e tjera punojnë me qeveritë”, u shpreh Kryemadhi.

Kryetarja e LSI shtoi se duhet të kuptojnë se rreziku, i cili sot kanos Shqipërinë shumë shpejt do të trokasë në dyert e shtëpive të tyre se të shtetit ka hyrë, por në dyert e shtëpive të tyre sepse spaçatorët e Edi Ramës pasi kanë përfunduar punë me fëmijët e shqiptarëve do të shkojnë tek fëmijët e tyre.

Ajo deklaroi se në këtë botë çdo gjë lahet, asgjë nuk ngelet mangët sepse spaçatorët e Edi Ramës pasi të kenë mbaruar dhe me fëmijën e fundit të shqiptarëve do të drejtohen në shkollat e europianëve dhe nga Europa do të dalin në vende të tjera sepse i mbyllën sytë për kanabizimin e Shqipërisë në 2016-ën dhe sot jemi kështjella e pamposhtur e trafikut të kokainës, të heroinës dhe të shumë gjerave të tjera.

Po ashtu Kryemadhi tha se në këtë botë çdo gjë lahet dhe asnjë nuk mbetet mangut.

Sipas saj, pasi të mbarojnë me fëmijë e fundit të shqiptarëve do shkojnë tek europianët e më gjerë.

Ndër të tjera ajo shigjetoi edhe aleatin opozitar Lulzim Basha dhe bashkëshortin President, Ilir Meta.

“Nuk jap jetën as për Bashën që të bëhet Kryeministër e as për Metën të të rrijë President, por për fëmijët e mi, nëse dikush kërkon tu marrë të drejtën për të jetuar të lumtur në këtë vend të mrekullueshëm”, u shpreh Kryemadhi. /a.y/noa.al

Kryemadhi si Meta, sulmon Gjonaj: Ministreshë halabake! Ka dhe lidhje familjare me Presidentin