Transmetuar më 22-02-2020, 13:00

Me të njëjtën gjuhë si bashkëshorti i saj, Presidenti Ilir Meta i cili paralajmëroi kallëzimin e saj në SPAK, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, hodhi akuza të forta për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Në një takim me strukturat e LSI në Shkodër këtë të shtunë, ajo e quajti ministre bukuroshe dhe “halabake rrugësh”, duke e akuzuar se falsifikon dokumentet.

Sipas saj, Gjonaj akoma nuk ka kthyer përgjigje pse ka falsifikuar protokollin e ministrisë të Drejtësisë.

“Për mua moralisht Arta Vorpsi (e propozuara e mazhorancës për Gjykatën Kushtetuese) është një ngelëse që ne çdo gjimnazisti nuk ja japim diplomën e Maturës sepse ka ngelur në provim. Si do jetë kjo anëtare e Gjykatës Kushtetuese kur ka ngelur të jetë gjyqtare e thjeshtë. Por ama, një ministreshë, që ndërton jetën e saj dhe të ardhmen e saj mbi fatin e jetës së fëmijëve të shqiptarëve, siç ka vjedhur protokollin ashtu ka vjedhur edhe pronat e shqiptarëve. Siç merr guximin, një halabake rrugësh për të falsifikuar porotkollin e shtetit kjo dhe bandat e saj, mos u çudisni që ju kanë vjedhur pronat dhe paratë”, u shpreh Kryemadhi.

Kryetarja e LSI, akuzoi se falsifikoi procesverbalin për Naser Seitin për të mbyllur dosjen e Saimir Tahirit, që të mos tregonte lidhjen e Habilajve që urdhrin e Edi Ramës.

Ajo tha ndër të tjera se “sa për dijeni të shqiptarëve Etilda Gjonaj ka lidhje familjare me Presidentin e Republikës”.

Kryemadhi deklaroi se në 2 mars do jetë në bulevard si qytetare, dhe jo se është me Ilir Metën.

Në këtë linjë shtoi se “Ilir Meta me tolerancën e tij dhe besimin që pati te Partia Socialiste, nuk u tregua i vëmendshëm për të mos lejuar këtë kapje të gjithë sistemit, nga Parlamenti, te qeveria, ekonomia. Unë do jem në bulevard më 2 mars si një nënë, që fëmijët e saj do t’i shikojë në shtëpi, do jem si një bashkëshorte, që do të jetojë e qetë vitet që i kanë mbetur, do të jem si një bijë, që do të garantojë shërbim ndaj prindërve të saj pensionistë, që pensioni nuk iu del as për ilaçe, do jem si një motër, që ka vëllanë e saj pa punë dhe që ikën emigrant, do jem si një amvisë, që paguan faturat dyfish më shtrenjtë të energjisë elektrike, harxhon para dyfish për ushqime, do jem si një shtetase shqiptare, që i merret shpirti shtetit tim me taksa të larta”. /a.y/noa.al Meta paralajmëroi kallëzim në SPAK, Gjonaj: Marrëzi e radhës! Dorëheqja? Ka në dorë vetëm të tijën

Meta paralajmëron ministren Gjonaj: Të hënën kallëzim në SPAK, pres dorëheqjen