Transmetuar më 22-02-2020, 12:24

Presidenti Ilir Meta iu bën një tjetër thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, që t’i bashkohen manifestimit të 2 marsit, duke iu përmbajtur disa mesazheve që ai I ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook.

“Të dashur qytetarë! Në manifestimin historik të 2 marsit ju ftoj të gjithëve t’u përmbahemi vetëm këtyre mesazheve:

Për Kushtetutën! Për Sqipërinë! Jo grushtit të shtetit! Jo shpopullimit! Të gjithë të barabartë përpara ligjit! Dhe meqënëse jemi kthyer 30 vjet pas, le ta degjojë e gjithë bota mesazhin e Shqiponjave: Liri demokraci!

E  duam Shqipërinë si gjithë Europa! Ju ftoj të vini vetëm me flamuj kuq e zi! 🇦🇱 Ju përshëndes të gjithëve me këtë foto të jetës time!”, shkruan Meta./b.l/noa.al/

Meta tjetër thirrje për shqiptarët: Në 2 mars në Bulevard, bashkë për Kushtetutën, për Shqipërinë