Transmetuar më 21-02-2020, 20:18

Në 88′ Tirana, shënon me anë të Torasa, pas një kombinimi me Kobinah, duke vulosur fitoren 2-1 ndaj kryesuesve të kampionatit, në ndeshjen direkte me Kukësin, për të marrë kreun për herë të parë gjatë këtij sezoni.

Tirana, kampione për herë të fundit në 2009, me ecurinë e deritanishme, është rreshtuar në pretendentet kryesore të titullit e 25-të kampion kampion.

Bardheblutë përmbysën shifrat në fund të ndeshjes. Në 85′ golin e dytë e shënoi Idriz Batha. Ish-lojtari i Partizanit, realizoi me një goditje dënimi, të ekzekutuar mjeshtërisht.

Kukësi në 52’ gjeti rrjetën me një autogol të Vangjelit. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim pa gola.

Pas 23 javëve të para Tirana ka 44 pikë, dy më tepër se Kukësi i vendit të dytë.

Në ndeshjet e nesërme vlen sfida mes Partizanit dhe Bylis si dhe ajo mes Skënderbeut e Teutës.

Kukësi-Tirana 1-2

Shënues: 52′ (ag) Vangjeli / 85′ Batha, 88′ Torasa

Kukësi: Xhika, Teqja, Obanor, Maliqi, Musta, Musolli, Limaj, Et’hemi (73′ Gavazaj), Abazaj, Rroca, Shkurtaj (77′ Lulaj). Trajner: Sh. Duro

Tirana: Lika, Vangjeli, Muça, Doka, Hoxhallari (68′ Ismajlgeci), Çelhaka, Batha, Torasa (90’+3′ Sidibe), Kobinah, Kale, Muçi (59′ Ngo). Trajner: E. Egbo

Kartonë të verdhë: Musolli, Teqja. Musta, Abazaj / Doka, Vangjeli. Sidibe, Kale

Karton i kuq: Teqja

Gjyqtar: Eldorjan Hamiti

/NOA.al