Transmetuar më 21-02-2020, 14:30

Historia e fëmijës me nanizëm që përballet me bullizëm në shkollë ka tronditur të gjithë opinionin e gjerë, jo vetëm në Australi por në të gjithë botën.

Për këtë ka reaguar edhe aktori Hugh Jackman që i ka dërguar një mesazh 9-vjeçarit duke i thënë: "Quaden, ti je më i fortë se sa mendon mik dhe nuk ka rëndësi çfarë ndodh, unë do të jem gjithmonë miku yt".

Atkori i famshëm i ka dërguar edhe mesazh fëmijëve që kryejnë bullizme duke thënë se "jeta është mjaft e vështirë", prandaj nuk duhen njerëzit që lëndojnë të tjerët.

"Kështu që ju lutem jini të këndshëm ndaj njëri-tjetrit. Bullizmi nuk është OK. Jeta është mjaftueshëm e vështirë, prandaj kujtoni që çdonjëri prej nesh përballet me një lloj vështirësie dhe kjo është arsyeja përse duhet të jeni të sjellshëm", tha ai.

Rasti i Quaden u publikua dje nga nëna e tij që publikoi videon e djalit që i kërkonte litar për të vrarë veten se ishte tallur në shkollë për shkak të fizikut.

Djali ka mbetur më i shkurtër se të tjerët, sepse vuan nga nanizmi, sëmundja e hipofizës.

Yarraka Bayles nga Brisbane, Australi, filmoi djalin e saj Quaden duke qarë në makinë pasi ajo e mori nga shkolla të mërkurën dhe e ndau publikisht videon në Facebook.

I mituri, i cili ka llojin më të zakonshëm të xhuxhit, të quajtur achondroplasia, i tha nënës së tij:

“Më jep një litar, unë dua ta vras veten. Dua ta godas veten me zemër … Dua që dikush të më vrasë”, bërtiste në video fëmija dhe qante, ndërsa pamjet bënë xhiron e botës./a.m/noa.al

Lexo edhe: “Më jep një litar të var veten”, djalin e tallnin në shkollë, e ëma bën publike ngjarjen