Transmetuar më 21-02-2020, 10:56

Personazhi i famshëm në Britani, Rodrigo (Roddy) Alves ka publikuar fotografitë e fundit nga kirurgjia plastike për tu kthyer në femër.

36-vjeçari ka kryer një ndërhyrje në sy, të cilën e cilëson si më të dhimbshmen që ka përjetuar ndonjëherë.

Imazhet që tregojnë përparimin e Roddy për tu bërë femër tregojnë fytyrën të mbushuar me fashë dhe të enjtur.

Ndërkohë që sytë i janë mavijosur dhe i janë fryrë, duket se po merr formë pas trajtimit.

Rodrigo është shfaqur shpesh herë në media duke thënë se është i fiksuar pas paraqitjes së jashtme dhe do të realizojë një imazhin e përsosur.

Në janar të vitit 2018, ai shpenzoi rreth 500 mijë paund për 103 procedura kozmetike, ndër të cilat 51 ishin kirurgji plastike.

Roddy ka kryer lipstucion, ka injektuar xhel në shpatulla, bricaepë e tricepë si dhe ka bërë shumë tërheqje fytyrë pa lënë pas 11 ndërhyrje për rimodelimin e hundës./a.m/noa.al