Transmetuar më 21-02-2020, 10:39

Një i burgosur nga Kalifornia ka pranuar se ka rrahur dy pedofilë për vdekje duke i goditur me shkop.

Ai është identifikuar si Jonathan Watson, 41 vjeç, i cili pranoi se e bëri këtë veprim pasi vuri re që pedofilët po shihnin fëmijë në televizor. Kështu mori jetën e të burgosurit David Bobb, 48 vjeç, i cili vdiq atë ditë. Ndërsa 62-vjeçari Graham De Luis-Conti vdiq tre ditë më vonë në një spital.

Të dy ishin dënuar me burg të përjetshëm pas akuzave për abuzim seksual ndaj të miturve nën moshën 14 vjeç.

Vrasësi Jonathan e pranoi krimin duke shkruajtur letër për një gazetë vendase.

Edhe ai është i dënuar me burg të përjetshëm për një vrasje të kryer në vitin 2009./a.m/noa.al