Transmetuar më 20-02-2020, 15:47

Një britanik e diagnostikuar me koronavirus ka treguar simptomat dhe ndjesinë nga krevati i spitalit në Japoni.

Ai u infektua me sëmundjen në anijen "Diamond Princess". 74-vjeçari David Abel e ka përshkruar ndjesinë nëpërmjet një postimi në Facebook ku shkroi:

"Ne arritëm në një spital disa orë më parë. U ndjeva pak i çuditshëm para se të hyja brenda. Mu hap çdo pore e trupit tim dhe isha në një karrige me rrota në dhomën tonë. Ekspertët e shëndetit arritën dhe ne e dimë çfarë po ndodh", tregoi David.

Virusi paraqitet tepër kërcënues për të moshurin për shkak të moshës. Ai është diabetik, por koronavirusi i prek më shpejt të moshuarit për shkak të sistemeve imunitare.

David Abel, i cili iu lut qeverisë që të evakuohej para se të infektohej me virusin, zbuloi se ai dhe gruaja e tij ishin infektuar bazuar tek rrezet X të gjoksit dhe testet e urinës./a.m/noa.al