Transmetuar më 18-02-2020, 18:17

Jan Prenga, 49-vjeçari që u vra teksa mbahej peng në Kamëz i kaloi momentet e fundit pranë një gruaje.

Disa fotografi të reja tregojnë se mëngjesin e 17 janarit, viktima ishte në një lokal me një grua pak momente para se të rrëmbehej.

Imazhet kanë dalë nga kamerat e sigurisë së lagjes ku banonte e më pas është rrëmbyer në rrugën “London”, prej ku është torturuar deri në vdekje e më pas zhdukur.

Policia vijon hetimet për të gjetur trupin e tij të pajetë.

Sipas hetimeve, rrëmbimi i Jan Prengës u krye me një automjet të vjedhur “Range Over” dhe ka mbërritur i vdekur në bodrumin e resorit “Golden” në Shijak.

Tre personat kryesorë të shpallur në kërkim për këtë ngjarje tragjike janë Gentian Doçi, Altin Hajri dhe Dritan Rexhepi.

Të tre janë emra të njohur për drejtësinë pasi Gentian Doçi është pjesë e një prej bandave të Shkodrës, Hajri është pronar i resortit luksoz “Golden” ku u mor peng Prenga, ndërsa Rexhepi është i burgosur në Ekuador për trafik ndërkombëtar droge, i cili dyshohet se ka dhënë dhe urdhrin për vrasjen e 49-vjeçarit./a.m/noa.al

Lexo edhe: Gjendet një plastmas me njolla gjaku pranë vendit ku u mbajt Jan Prenga

I vihet sekuestro preventive resortit ku u mbajt Jan Prenga, Prokuroria kërkon ndalimin e Astrit Prengës

Pengmarrja/ 49-vjeçari Prenga kishte ndërruar emrin në Greqi, i vëllai korrier i bandës së Shijakut