Transmetuar më 18-02-2020, 14:00

Një krim i rëndë në famlje është shënuar mesditën e sotme, ku një efektive e policisë në Kosovë, iu ka marrë jetën katër familjarëve të saj dhe vetes.

Efektivja ka vrarë dy prindërit dhe dy vëllezërit dhe më tej i ka dhënë fund jetës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13.00 në rrugën “Bujanina” në Gjilan.

E dyshuara Valdete Bllaca, zyrtare policore, ka vrarë me armë zjarri nënën dhe babanë, dy vëllezërit dhe më tej ka bërë vetëvrasje.

Viktimat e efektives Bllaca janë nëna dhe babai Hanife Bllaca, Zeqir Bllaca dhe dy vëllezërit Fisnik Bllaca dhe Blerim Bllaca.

Lidhur me rrethanat e ngjarjes hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al