Transmetuar më 17-02-2020, 10:00

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Bruksel në kuadër të konferencës së donatorëve, ku pritet mbështetje ekonomike për përballimin e tërmetit, ka zhvilluar një sërë takimesh.

Ai bën me dije se është takuar me ministrin e jashtëm të Italisë, Luigi di Maio dhe komisionerin për zgjerimin, Oliver Varhelyi si dhe ministrat e jashtëm të vendeve të BE.

“Me mikun e çmuar, ministrin e jashtëm të Italisë, Luigi di Maio, komisionerin për zgjerimin, Oliver Varhelyi, dhe ministrat e jashtëm të BE në Bruksel”, shkruan Rama.

Nga ana e tij komisioneri Varhelyi, shkroi më herët, “Diskutime të frytshme për progresin e reformave dhe solidaritet i fortë me Shqipërinë pas tërmetit të nëntorit, në pritje të konferencës së sotme të donatorëve”. /a.y/noa.al

Komisionari për zgjerim në BE takon Ramën: Solidaritet pas tërmetit të nëntorit