Transmetuar më 17-02-2020, 08:45

Dita sot nis me një mot të qëndrueshëm. Sipas meteoalb, kthjellimet dhe vranësirat kalimtare do të jenë mbizotëruese deri në pasdite.

Por në orët e mbrëmjes do të kemi shtim të vranësirave në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do te rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 0°C deri në 17°C.

Era do fryjë e lehte ne tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzimi 2 ballë./b.l/noa.al/