Transmetuar më 03-02-2020, 14:29

Një ditë pasi Kryeministri Edi Rama, prezantoi paketën “Anti-KÇK”, Operacioni Forca e Ligjit ka nisur aksionin në terren.

Gjatë ditës së parë të punës të OFL, vëmendja është përqendruar në Shijak dhe më konkretisht tek fisi i Hajrave.

Ky aksion vjen pak ditë pasi u vu nën sekuestro resorti “Golden” në Xhafzotaj të Shijakut, ku u mbajt peng dhe u dhunua për vdekje 49-vjeçari Jan Prenga.

Gjatë këtij operacioni pritet sekuestro e pasurisë së Altin Hajrit, një nga të dyshuarit kryesor për rrëmbimin dhe dhunimin deri në vdekje të Prengës.

Ky aksion vjen pasi familja Hajri, nuk e justifikon pasurinë, e cila dyshohet të jetë produkt i aktivitetit kriminale.

Ligji special siguron marrjen e të gjitha masave të nevojshme pasurore ndaj të gjithë atyre që në 30 vjet janë dënuar apo janë akuzuar për krim të organizuar, terrorizëm, krime të rënda. Për të shpëtuar pasuritë e tyre, nga dita e hënë, ata do të duhet të paraqesin provat e burimit të pasurisë së tyre. /a.y/noa.al

Rrëmbimi i Jan Prengës, i dyshuari si porositës premtoi se do e lironte/ Çfarë ndodhi

Zbulohen detajet, si do të “peshkohen” pasuritë nga “Forca e Ligjit”

Operacioni Forca e Ligjit, njihuni me Njësinë Speciale “anti- KÇK”

“Godasin shtetin me çekiç”, Rama zbulon çfarë parashikon “anti-KÇK” për gjyqtarët dhe prokurorët

“Anti-KÇK”, Rama: Nga nesër ndahet i njomi nga i thati/ Afati brenda të cilit duhet të provojnë pasurinë