Transmetuar më 02-02-2020, 17:19

Taranto, një port i ndodhur në gjirin e Puglia-s, po përballet prej vitesh me zvogëlimin e numrit të popullësisë dhe zyrtarët e lartë, duan t’i kthejnë atij vendi gjallërinë, atë që meriton!

Prandaj edhe ka ardhur premtimi që mund të bësh tënden një shtëpi në një fshat të thellë, por shumë piktoresk të Italisë, për vetëm 1 euro!

Një prej anëtareve të trashëgimisë së Taranto-s, Francesca Viggiano tregon për CNN se vendi është gati të dhurojë shtëpi që ndodhen në pjesën e vjetër të qytetit, me çmimin simbolik prej vetëm 1 euro.

Pas blerjes së ndërtesës, sigurisht pronarët e rinj të shtëpive duhet ta rinovojnë; proces i cili do të kushtojë disa mijëra dollarë të tjerë.

Kjo strategji bëhet për të shpëtuar ndërtesat karakteristike nga amortizimi dhe për të shtuar popullimin e zonës.

Rajoni i Puglia-s njihet për kulinarinë e veçantë, shtëpitë e ndërtuara prej guri dhe pamje shumë interesante bregdetare, por kjo zonë është shumë e varfër përsa i përket turistëve, nëse do ta krahasonim me Toskanën.

Kjo nuk është hera e parë që në Itali ndiqet një strategji e tillë. Në 2015-ën, Kryetari i Bashkisë në Gangi të Siçilisë, ishte aq i dëshpëruar për të shpëtuar qytezën e tij sa dha 100 shtëpi për vetëm 1 euro, e disa të tjera i fali, me qëllim që të rikthehej gjallëria në zonën ku ai banonte.

/NOA.al