Transmetuar më 28-01-2020, 16:40
Jan Prenga dhe dy nga te dyshuarit e pengmarrjes

Detaje të reja zbulohen nga historia që tronditi Tiranën dhe jo vetëm, që nisi me një pengmarrje e përfundoi me vrasje.

49-vjeçari Jan Prenga sipas policisë ka vdekur që më 17 janar, ditë kur u rrëmbye në Kamëz për shkak të dhunës dhe gjakderdhjes, ndërsa trupi i tij mendohet se është groposur në zonën e Shijakut por ende nuk është gjetur.

Mësohet se Jan Prenga ka pasur një emër tjetër vite më parë, Dod Prenga dhe e ka ndërruar emrin në Greqi ku ndodhej si emigrant. Ai nuk ka pasur precedentë penalë dhe rrëmbimi e vrasja e tij ka ardhur për shkak të konflikteve të vëllezërve të tij për çështje droge.

Ndërkohë bëhet me dije se hetues anglezë janë duke bashkëpunuar me policinë shqiptare për zbardhjen e pengmarrjes së Jan Prengës, babait të 5 fëmijëve në Kamëz. Kjo për arsyen se njëri nga vëllezërit Prenga, ka qenë në përgjim në Angli, i dyshuar për transportues droge, korrier i bandës së trafikut drejtuar nga vëllezërit Hajri.

Në një episod të mëparshëm ky grup ka arritur të fusë me sukses në Angli, 60 kg kokainë. Droga është futur nga një port i Anglisë, dhe nxjerrësi i drogës ka qënë njëri nga 3 vëllezërit Prenga që banon në Angli. Ky episod është monitoruar nga agjentët e antidrogës në Britani.

Marrja peng e Jan Prengës në Kamëz, është kryer duke përdorur sende të forta dhe armë. Pengmarja ka ndodhur për të detyruar vëllain tjetër Prenga në Angli të tregonte se ku e kishte çuar drogën, e nxjerë nga porti.

Bisedat mes personave në Shqipëri dhe Angli janë përgjuar nga autoritet angleze. Policia angleze ka dhënë informacion dhe ka bashkëpunuar me policinë shqiptare. Nga përgjimet vëllai i Jan Prengës në Angli, shprehet disa herë “ku ma keni çuar vëllanë, ku ma keni çuar vëllanë”.

Nga kamerat filmike, është provuar se Jan Prenga ka hyrë i gjallë në resortin "Golden" në Shijak, pasi është rrëmbyer me forcë në Kamzë. Ka shumë dyshime se Jan Prenga ka ndëruar jetë si pasosjë e plagëve dhe goditjeve të shumta që ka marrë nga rrëmbyesit.

Jan Prenga është nxjerë i vdekur nga ambjentet e resortit , siç shfaqet në disa episode të kamerave të sigurisë pranë resorit, por trupi i tij ende nuk është gjetur./b.l/noa.al/