Transmetuar më 27-01-2020, 18:25

Megjithëse studimet dhe studiuesit vazhdojnë të këmbëngulin se tërmetet nuk mund të parashikohen, nga Turqia, një deklaratë e ministrit të Brendshëm, Sulejman Soylu, dhënë CNN, ka ngritur në këmbë të gjitha instancat.

Qeveria turke po përgatitet për t’u përballur me një tërmet të fuqishëm në Stamboll. Të paktën kështu tha ministri i Brendshëm, Sulejman Soylu, për CNN: “Presim që Stambollin ta godasë një tërmet i magnitudës 7.5 sipas shkallës rihter. Po punojmë seriozisht sipas një skenari të tillë”,- tha Soylu.

Komentet e tij vijnë pas tërmetit 6,8 që tronditi provincat juglindore të Turqisë, Elazig dhe Malatya. Ministri kujtoi lëkundjen 5.8 të tokës në Stamboll në muajin shtator e tha se që prej atëherë, ekzekutivi ka marrë parasysh paralajmërimet për rrezikun e një tërmeti tjetër akoma më të fuqishëm në qytetin më të madh të vendit, njëkohësisht zemrën ekonomike të tij.

Sipas Soylu, agjencitë qeveritare kanë koordinuar takime të rregullta ndërmjet 28 grupeve të punës të ngritura me qëllim që të jenë të përgatitura për një goditje të mundshme prej 7.5.

Studimi për t’u mbrojtur nga një goditje e tillë është kompleks dhe përfshin masa që lidhen deri dhe në mbrojtjen e thesareve kombëtare në pallatin “Topkapi Palace” e deri tek nevojat e qytetarëve për t’u grumbulluar në vende të caktuara. Goditja fatale e së premtes shkaktoi 41 viktima, por gjithashtu edhe më shumë se 1600 të plagosur./b.l/noa.al/

Tërmeti në Turqi, shkon në 41 numri i të vdekurve, 86 të plagosur nën kujdes intesiv