Transmetuar më 27-01-2020, 16:40

Ekipet turke të urgjencës të hënën morën trupat e dy viktimave të fundit të zhdukur nga tërmeti nga rrënojat e një ndërtese të shembur, duke rritur numrin e vdekjeve nga dridhja e fuqishme që goditi Lindjen e Turqisë. Numri i viktimave shkoi në 41.

Tërmeti me madhësi 6.8  i shkallës rihter tronditi krahinën lindore Elazig vonë të premten. Dridhjet u ndjenë edhe në shtetet  fqinje përfshirë Sirinë dhe Gjeorgjinë.

Gjatë një deklarate për shtyp me dy zyrtarë të tjerë të lartë, Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca u tha gazetarëve se 86 të plagosur ishin nën kujdes intensiv në ambientet mjekësore.

Nga 1.607 personat e plagosur, 1.516 janë larguar nga spitali, ndërsa 45 persona që u bllokuan nën mbeturinat e shtëpive dhe ndërtesave janë shpëtuar, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Një total prej 948 tërmetesh janë ndjerë, shtoi ai. Autoritetet paralajmëruan njerëzit të mos ktheheshin në shtëpitë që mund të ishin të pasigurta./b.l/noa.al/.