Transmetuar më 27-01-2020, 11:27
Foto ilustruese

Kina vijon të luftojë me virusin vdekjeprurës (koronavirus) që po përhapet me shpejtësi në pjesën më të madhe të vendit, duke kaluar edhe kufijtë. Deri tani janë konfirmuar 81 viktima dhe janë infektuar qindra persona.

Përveç Kinës, janë prekur njerëz edhe në Britani, Shtetet e Bashkuara, Tajlandë e Francë.

Gjatë mesnatës ka patur edhe 24 të vdekur, përfshirë një foshnje 9 muajsh nga Beijing, që ishte viktima më e vogël e virusit të frikshëm.

Autoritetet zgjatën pushimet e Vitit të Ri Kinez deri më 2 shkurt me qëllimin që të ndalnin përhapjen dhe të parandalonin vdekje të tjera.

Ndërkohë skuadra me shkencëtarë thotë se mund të jenë prekur mbi 100 mijë veta, ndonëse janë konfirmuar vetëm 2.700 persona.

Virusi doli nga Wuhani dhe deri tani janë infektuar njerëz në çdo provincë të vendit, përveç Tibetit./a.m/noa.al