Transmetuar më 27-01-2020, 10:30

Pas dy anulimesh për shkak të kohës së keqe, u krye fluturimi i parë i avionit më të madh në botë i ‘Boeing 777X’, gjiganti i parë i qiejve i projektuar nga ‘Boeing commercial airplanes’ i cili do të konkurojë me A350 të Europa Airbus.

Avioni i cili mund të mbajë mbi 400 pasagjerë, u nis nga Everett, në Washington këtë të diel dhe pas katër orësh u ul në në Seattle, mes duartrokitjesh.

Nëse testimet do të shkojnë siç mendon kompania, avioni do të paraqitet pranë Federal aviation transportation (Fda),

për të kërkuar autorizimin zyrtar për fluturim.

Avioni ‘Boeing 777X’, mund të fluturojë për 16100 kilometqër pa ndërprerje. Me 77 metra gjatësi ky avion cilësohet si më i madhi në botë për pasagjerët. /a.y/noa.al