Transmetuar më 27-01-2020, 09:46

Dy persona u dënuan me nga 15 vite burg, të akuzuar për vjedhjen e orëve dhe disa argjendarive të mbretit të Marokut.

Një pastruese 46 vjeçe dhe një bashkëpunëtori i saj, akuzohen se kanë vjedhur 36 orë me vlerë në pallatin mbretëror të Marrakech.

Ata përfunduan para Gjykatës së Apelit në Rabat, bashkë me 13 persona të tjerë të hetuar.

Vjedhjet datojnë në periudha të ndryshme duke nisur nga viti 2013, kur nga komodina e mbretit Mohammed VI, u zhduk ora e parë e cila u shit në tregun e zi për rreth 5 mijë euro.

Në fillim sipas rrëfimit të gruas, orët e florinjta, u morën për tu shkrirë, por më tej për të shpëtuar nga telashet i shitën në tregun e zi.

Që të 13 të dyshuarit e tjerë u dënuan nga 6 deri në 12 vite burg. /a.y/noa.al