Transmetuar më 27-01-2020, 09:04

Numri i njerëzve të vrarë në Kinë nga koronavirusi ka arritur në 80, ndërkohë që numri i personave të infektuar është gati 3,000.

Pushimi kombëtar i vitit të ri u zgjat me tre ditë deri të Dielën, në përpjekje për të përmirësuar përhapjen.

Sot, kryeministri kinez Li Keqiang vizitoi Wuhan, kryeqytetin e provincës Hubei dhe qendrën e shpërthimit të virusit vdekjeprurës.

Numri i vdekjeve në provincën Hubei ka arritur në 76.

Wuhan është i izoluar dhe banorët e disa qyteteve të tjera janë ndaluar të udhëtojnë.

Robin Brant, korrespondent i BBC në Shanghai thotë se zgjatja e festës kryesore të vitit është një veprim jashtëzakonisht i pazakontë.

Të paktën 44 raste të infektuar janë konfirmuar jashtë vendit, përfshirë në Tajlandë, Shtetet e Bashkuara dhe Australi./a.m/noa.al