Transmetuar më 26-01-2020, 22:38

Legjenda e NBA dhe vajza e tij ishin të dy në bord të helikopterit privat.

Vajza e Kobe Bryant, Gianna, gjithashtu vdiq pas rrëzimit të helikopterit, në ngjarjen tragjike që ndodhi sot në Calabasas, SHBA, ku mbeti i vdekur edhe legjenda e basketbollit.

Vajza 13-vjeçare e Bryant, me nofkën Gigi, ishte brenda bordit të helikopterit privat që u rrëzua të dielën, raporton "TMZ Sports", – përcjell NOA.al.

Personeli i urgjencës u përgjigj menjëherë pas aksidentit, por askush në bord nuk mbijetoi.

Pesë persona janë konfirmuar të vdekur, deri tani.

Gruaja e Bryant, Vanessa Bryant – me të cilën ai ndan të katër fëmijët – nuk ishte në bord.

Burimet thanë për ESPN se helikopteri ishte pjesë e udhëtimeve të Gianna, dhe pasagjerët e tjerë ishin një lojtar tjetër, si dhe prindërit e tyre.

Nga familja Bryant mbijetoi gruaja e tij Vanessa, 37 vjeç, dhe vajzat e tyre Natalia, 17 vjeç, Bianka, 3, dhe Capri, 7 muaj.

Zëdhënësit për zyrën e sherifit të qarkut të LA dhe LAPD nuk iu përgjigjën kërkesës së mediave amerikane për të dhënë detaje.

Në fillim të këtij muaji, ish-ylli i NBA – i cili u tërhoq në vitin 2016 – zbuloi se kohët e fundit kishte filluar të shikonte basketboll gjatë gjithë kohës për shkak të vajzës së tij 13-vjeçare.

"Para se Gigi të futej në basketboll, mezi e pashë atë, por tani që ajo është duke luajtur basketboll, ne shikojmë çdo natë," u tha Kobe ish-lojtarëve të NBA-së, Matt Barnes dhe Stephen Jackson.

Kobe dhe vajza e tij morën pjesë gjithashtu në disa ndeshje të Lakers para fillimit të vitit të ri. "Ne thjesht kishim shumë qejf sepse ishte hera e parë që po e shikoja ndeshjen përmes syve të saj," tha kampioni pesë herë i NBA për përvojën e vajzës së tij.

Ngjarja ka tronditur botën sportive. /NOA.al