Transmetuar më 26-01-2020, 21:14

Lojtari legjendar i NBA-s, Kobe Bryant vdes aksidentalisht pas rrëzimit të helikopterit në Kaliforni.

Bryant ishte mes të paktën katër personave që udhëtonin në helikopterin e tij privat mbi Calabasas.

Helikopteri shpërtheu një zjarr, sipas TMZ Sports, raporton NOA.al.

Rrëzimi ndodhi rreth orës 10 të mëngjesit, me orën lokale të SHBA-së.

Dyshohet se rrëzimi erdhi si pasojë e kushteve me mjegull në kodrat me pamje nga Calabasas.

Nga ngjarja tragjike nuk ka të mbijetuar, dhe shkaku i përplasjes është ende nën hetim.

Autoritetet po hetojnë përplasjen ku të paktën vdiqën pesë njerëz, por nuk janë identifikuar ende viktimat e tjerë me emër.

Gruaja e Bryant, Vanessa, nuk ishte në mesin e atyre që gjendeshin në helikopter, sipas raportimeve.

Gjithashtu besohet se mbijetuan katër vajzat e çiftit, me më të voglin e lindur vetëm qershorin e kaluar.

Bryant luajti për dy dekada me Los Angeles Lakers, duke fituar pesë kampionate dhe duke rregjistruar 18 sezone me "All-Star" para se të varte këpucët e tij të basketbollit, pas sezonit 2016.

Vdekja e papritur vjen disa orë pasi ai kaloi ikonën dhe shokut e tij të NBA, Laker LeBron James, për vendin e tretë në listën e ​​basketbollistëve që kanë shënuar më tepër pikë në të gjitha kohërat.

/NOA.al

I lindur në Filadelfia, shumë shpejt Kobe do të udhëtonte me familjen e tij, duke ndjekur të atin Joe edhe ai basketbollist, që emrin ia kishte vënë nga pjata e preferuar, bifteku i shtrenjtë japonez.

Për 7 vjet Kobe jeton në Itali,  nga mosha 6 deri në 13 vjeç, dhe ende fliste një italishte perfekte, madje me vendin fqinj e lidhte edhe pasioni për Milanin.

I rikthyer në SHBA, Bryant zgjidhet në draft nga Charlotte Hornets në 1996, por ata nuk i besojnë dhe e shesin menjëherë Los Angeles Lakers. Do të jetë “thesari” i ekipit kalifornian.

Në vitin 2000 së bashku me një tjetër legjendë si Shaquille O’Neal fiton kampionatin e parë në NBA, triumf që përsëritet në dy sezonet pasuese, duke skalitur në ar emrat e tyre në historinë e këtij sporti.

Pas një periudhe më të vështirë, edhe jashtë parketit, me akuzat e ngacmimit seksual që për disa kohë i larguan pjesë të fansave dhe pothuajse të gjithë sponsorët, Kobe u rikthye me dy fitore të njëpasnjëshme në 2009 dhe 2010, duke filluar të vendosë rekorde mbi rekorde.

Përshëndetja e tij në ndeshjen e fundit në karrierë mbetet nga momentet më emocionuese të atij sporti, me Bryant që firmos 60 pikë në sfidën kundër Utah Jazz. Dicka jo e rrallë për djaloshin që kishte firmosur edhe 81 pikë në një ndeshje kundër Toronto Raptors në 2006.

Përtej basketbollit dhe Milanit, që ndiqte përherë, një nga pasionet e mëdha të tij ishin udhëtimet me helikopter. Pasioni që e largoi nga jeta dhe nga të gjithë fansat.