Transmetuar më 26-01-2020, 16:18

Makina e ambasadës amerikane përfshihet në një aksident të rëndë me  dy të vdekur, arrestohet shoferi

Të paktën dy persona mbetën sot të vdekur, pas një aksidenti në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad. Aksidenti ndodhi në Faisal Avenue Chowk të kryeqytetit, thanë burimet e policisë.

Sipas policisë, njëra prej makinave të përfshira në përplasje i përket Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Islamabad. Shoferi i makinës së Ambasadës Amerikane u arrestua, si përgjegjës i aksidentit.

Një zëdhënës i Policisë Islamabad tha që shoferi është një shtetas pakistanez. Do të ndërmerren veprime kundër të dyshuarve në përputhje me ligjin, shtuan ata.

Ndërsa të ndjerit nuk janë identifikuar, ndërsa kufomat janë zhvendosur në një spital aty pranë. Njëra prej tyre ishte grua./NOA.al