Transmetuar më 26-01-2020, 15:07
Foto ilustruese

Një debat i nisur me fjalë, është përshkallëzuar më tej duke përfunduar me dy të plagosur.

Policia e Korçës thotë se ka vënë në pranga një person të akuzuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

I arrestuari është Kastriot Hoxhalli, 66 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq.

Arrestimi i tij u bë pasi, mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 9, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me thikë dy persona.

Ai akuzohet se ka qëlluar duke lënë të plagosur G. Ç., 25 vjeç, banues në Vloçisht, Maliq, si edhe S. Xh., 30 vjeç, banues në Korçë, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Lidhur me ngjarjen hetimet janë në vijim, për të kuptuar se çfarë e kanë shtyrë të moshuarin drejt një akti të tillë. /a.y/noa.al