Transmetuar më 26-01-2020, 14:25

Dy elefantë arratisen nga cirku, por ndalen për të lozur me dëborë në rrugë! Pamjet që gjeni më poshtë vijnë nga qyteti rus i Yekaterinburg, ku elefantët Carla 45 vjeç dhe Roni 50 vjeç, të cilët bëjnë pjesë të një cirku italian të pozicionuar në Shën Petërburg, arritën të largohen prej tij.

Ata shihen në rrugët e qytetit, ku gjatë së premtes bllokuan qarkullimin.

Ndërkohë u desh ndërhyrja e rreth 12 personave për rikthimin e tuyre në cirk.

Carla dhe Roni bëjnë pjesë e cirkut ‘Togni’, një prej më të njohurve në Itali, i cili shëtit në të gjithë botën.

Drejtori artistik dhe prezantuesi i cirkut Sergey Bondarchuk, tha për mediat se elefantët janë kafshë shumë inteligjente dhe se edhe atyre iu pëlqejnë të lozin dhe jo vetëm të punojnë. /a.y/noa.al