Transmetuar më 26-01-2020, 13:27

E shoqëruar nga motra dhe vëllai, një vajzë e vogël 12 vjeçe, u paraqit në spital me dhimbje të forta barku. Gjatë kontrollit prej mjekëve, u zbulua se e mitura ishte shtatzënë, thuajse në muajin e shtatë.

Ngjarja në fjalë vjen nga Perugia në Itali, ku e mitura është pjesë e komunitetit rom.

Ajo u dërgua në spitalin ‘Santa Maria della Misericordia’, ku mjekët zbuluan shtatzëninë e papritur.

E mitura është nga Rumania dhe prej pak kohësh kishte ardhur në Itali tek disa të afërm, ndërkohë që nëna vijon të qëndrojë në vendin e origjinës.

E mitura është shtruar në spital, ku do të rrijë për disa ditë, ndërkohë që lidhur me këtë rast policia ka nisur hetimet, për të zbuluar nëse është përdhunuar. Rasti i vajzës u dërgua në gjykatën e të miturve, për të marrë vendim se si do të veprohet më tej me të.

Gjatë marrjes në pyetje, e mitura mohoi çdo lloj raporti seksual, por më tej e ndryshoi versionin duke folur për një të dashur 14 vjeç, me të cilin mund të ketë pasur raporte intime.

Vëllai i të miturës, paraqiti në polici dokumentin e kujdestarisë së saj, por rasti në fjalë po hetohet nën asistencën e psikologëve dhe punonjësve socialë. /a.y/noa.al