Transmetuar më 26-01-2020, 09:10

Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ndodhi gjatë mbrëmjes së lënë pas në qytetin e Durrësit.

Shpërthimi i cili dyshohet se është kryer me tritol, ndodhi në makinën tip “Audi”, në pronësi të një punonjëseje të policisë me emrin Ornela Buraku.

Për shkak se shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, ai është dëgjuar në pjesën më të madhe të qytetit.

Ndërkohë dy pistat ku po heton policia, është për motive personale, por edhe për shkak të detyrës, për shkak të pozicionit si efektive Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 22:35 të së shtunës, në lagjen nr 17/1, Durrës.

Nga muri i jashtëm rrethues i oborrit dyshohet se është hedhur një sasi e dyshuar lënde plasëse ne afërsi të makinës tip “Audi”, e parkuar në oborr dhe në pronësi të punonjëses së policisë.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /a.y/noa.al

Hidhet në erë makina e një femre police në Durrës