Transmetuar më 26-01-2020, 07:49

Pas më se 24 orë nga tërmeti i së premtes mbrëma që goditi Turqinë, vjen një lajm i mirë.

Një vajzë e vogël rreth 2 vjeçe e gjysmë, është nxjerrë e gjallë nga rrënojat në zonën e Elazig.

Ekipet e kërkim shpëtimit dëgjuan zëra në sajë të pajisjeve të posaçme të përdorura, ku komunikuan me një grua.

“Ndodhemi këtu, po vijmë. Do t‘ju shpëtojmë. Në rregull po vijmë, a më shikoni mua dhe dritën? Në rregull po vijmë. A është fëmija pranë jush? Po vijmë”, i thanë gruas.

Më tej ajo ua ktheu se duhet të nxitonin pasi nuk duronin dot më.

“Për hir të Allahut na shpëtoni. E shikoj dritën. Shikoni, jam duke tundur dorën time. Ju lutem shpejtoni”, tha gruaja.

Teksa vogëlushja u nxor e gjallë nga rrënojat, vijon puna për nxjerrjen e nënës së saj.

Nga tërmeti 6.8 ballë i shkallës rihter, humbën jetën 28 persona dhe rreth 1500 të tjerë mbetën të plagosur. /a.y/noa.al