Transmetuar më 25-01-2020, 19:03

Gjykata e Sarandës ka caktuar urdhër mbrojtjeje për dy fëmijët e Elisabeta Mitës, e cila akuzohet për dhunën ndaj vajzës së saj 13 vjeçare.

Gjyqtarja, Nevrie Duka, vendosi se vajza nga martesa e parë dhe djali me ish-bashkëjetuesin do të qëndrojnë  me prindërit e 41 vjeçares.

Prindërit e Elisabetës do të zhvendosen nga Fieri në një banesë me qira në Sarandë për shkak se vajza 13 vjeçare ndjek aktualisht shkollën.

Të shtunën, gjykata e Sarandës vendosi masën e sigurisë "arrest me burg" për Elisabeta Mitën.

Rasti i saj u denoncua në polici pak minuta pas transmetimit të investigimit të “Fiks Fare”, ku u faktua me zë dhe figurë dhuna çnjerëzore ndaj të miturës.

Njëherë e dhunoi vajzën se kishte dalë me shoqet jashtë pallatit. Herë tjetër se po luante në telefon. Dhe, rasti më flagrant ishte përse vajza nuk kishte larë enët dhe po bënte mësimet.

Në këtë rast,  nëna e qëllon disa herë në kokë vajzën. Më pas, e kap prej flokësh dhe e tërheq zvarrë. Vajza i drejtohet disa herë që ta lërë, madje i thotë se “do të vras veten”. Denoncuesi i këtij skandali ishte vetë njerku i vajzës, i cili i vuri në dispozicion të emisionit Fiks Fare regjistrime audio dhe video, që faktonin pikërisht dhunën çnjerëzore ndaj të miturës.

Në këto regjistrime, nëna e qëllon, e shan dhe e ofendon gjithë kohës. “Pse, mësove! Pusho, pusho! Mësove? Mësove, ëëë, që le enët pa larë”, – i thotë vazhdimisht, teksa e qëllon, ndërsa më pas e kërcënon: Do të qeth, do të bëj zero flokun”. Sipas denoncuesit, dhuna ka qenë sistematike. Por ai ka faktuar vetëm dhunën e datës 2 shtator 2019. Në dhjetëra episode, nëna vazhdimisht dhunon vajzën, madje flet edhe me fjalë rruge në prani të të dy fëmijëve. “Dil çik përjashta, më ha k… ça do njoftosh ti” i thotë ajo bashkëjetuesit, ndërsa vijon “dil jashtë, dil jashtë se të q… n… se të bëra ty me telefon”. /noa.al

Tronditëse! “Ia kam dhënë unë shpirtin dhe ia marr! Do të të ther moj bushtër”! Nëna sarandiote dhunë “kafshërore” ndaj vajzës 13-vjeçare

“Do të ther moj bushtër”, nëna mohon dhunën ndaj vajzës, fajëson ish-partnerin për montazh

Gjykata lë në burg nënën “monstër” që rrahu barbarisht vajzën