Transmetuar më 25-01-2020, 17:14

Një bombul gazi ka shpërthyer në kryeqytet, në rrugën "Myslym Shyri".

Si pasojë, është përfshirë nga flakë pika e mbushjes së bombulave.

Dyshohet se pati rrjedhje të gazit, e cila ndodhi prej pakujdesisë së punëtorëve.

Deri tani, janë raportuar vetëm dëme materiale, por ka shkaktuar shumë panik tek banorët që jetojnë afër.

Zjarrfikëset kanë mbërritur me urgjencë në vendngjarje për të ndaluar përhapjen e flakëve në banesat përreth.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje./noa.al