Transmetuar më 25-01-2020, 14:29

Virusi vdekjeprurës që doli nga Kina po përhapet me shpejtësi në vende të tjera dhe ka shkaktuar panik të madh në të gjithë botën.

Edhe pse ka flluar të përhapet në Europë duke shkaktuar edhe viktima, nuk ka patur raportime të rastit në Shqipëri.

Por në Kinë, në vendin nga ku doli virusi janë katër shqiptarë. Këtë e konfirmoi Selim Belortaja ambasador i Shqipërisë në Kinë në një prononcim për TCH.

"Në dijeninë tonë, në Wuhan janë 4 studentë shqiptarë. Për fat 2 prej tyre janë jashtë (një në Shqipëri e tjetri pati lëvizur në  një tjetër provincë). Nga ata të dy, vetëm një vajzë na ka kontaktuar dhe nuk është e infektuar në dijeninë e saj”, tha Belortaja.

Ai theksoi se trajtimi është i rreptë, por njerëzit janë të frikësuar nga pritja në radhë pasi mendojnë se mund të infektohen nga të tjerët.

Deri tani, numri i viktimave nga virusi vdekjeprurës ka arritur në 41, ndërkohë që numri i të infektuarve është mbi 1300./a.m/noa.al