Transmetuar më 25-01-2020, 12:41
Foto ilustruese

Dy motra kanë patur një konfrontim fizik në Tiranë, si pasojë e së cilës u plagos njëra me thikë.

Policia njofton se pas konfliktit të çastit për motive të dobëta, 24-vjeçarja e identifikuar me inicialet A.SH., rrahu dhe goditi me mjet prerës motrën e saj 21-vjeçare.

Kjo e fundit u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi në shtëpinë e prindërve të tyre.

Policia arrestoi 24-vjeçaren, e cila rezulton si banuese në Greqi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale "Plagosje e rëndë me dashje" dhe “Dhunë në familje”./a.m/noa.al