Transmetuar më 25-01-2020, 10:36

Ambasadori shqiptar në Kinë Selim Belortaja u bën thirrje shqiptarëve që nëse kanë planifikuar udhëtime për në Kinë në këto kohë të vështira t’i shtyjnë pasi ka shumë rrezik për shkak të virusit që ka marrë jetën e 41 personave deri tani, ndërsa mbi një mijë janë të infektuar.

Belortaja ka publikuar një foto me maskë nga Kina, ku thekson se për shkak të gjendjes së rëndë të epidemisë autoritetet mund të mbyllin edhe transportin.

"Të dashur miq e bashkëkombas kudo ku jeni. Siç e dini Kina po kalon një situatë dramatike. Coronavirusi jo vetëm po merr jetë njerëzish por për shkak të potencialit të një rreziku në përmasa që mund të imagjinohen, po shtrëngon autoritetet të zbatojnë masa super të rrepta për frenimin e epidemisë, si mbyllje e transportit, superkontroll i lëvizjes së njerëzve, anulim i festimeve e grumbullimeve, si dhe disa shërbimeve publike në disa qytete, tashmë edhe përtej provincës Hubei dhe kryeqendrës Ëuhan ku virusi shpërtheu dhe beteja është përqendruar.

Nr faktik i vdekjeve nuk e shfaq mirë potencialin e rrezikut që është pranuar edhe nga OBSh dhe që potencialisht mund të agravojë në ditët në vijim. Autoritetet dhe mjekësia këtu po punojnë heroikisht. Këshilloj fort që, derisa situata të merret plotësisht nën kontroll, udhëtimet dhe kontaktet fizike me Kinën ti shtyni për më vonë!

Ju lutem informohuni sa më mirë e binduni vetë para se ti hyni një situate me shumë rrezik nga virusi por edhe të papritur për shkak të kontrolleve të pazakonshme", shkruan ai në faqen e tij në Facebook.

Ndërkohë që në Shqipëri, ministria e Shëndetësisë njoftoi dje marrjen e masave paraprake duke vendosur në zbatim planet e emergjencës dhe kontrollin e kinezëve që vijnë në vendin tonë, por theksoi se nuk ka rrezik./b.l/noa.al/