Transmetuar më 25-01-2020, 09:12

Për tërmetin shkatërrimtar që goditi Turqinë mbrëmjen e djeshme ka reaguar dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes një portimi në Twitter, Basha shpreh ngushëllimet ndaj familjarëve të viktimave.

Teksa lutet për viktimat, ai shpreh solidaritet dhe i uron shërim të shpejtë të prekurve nga kjo katastrofë.

“Shpreh ngushëllimet e mia të thella për Turqinë dhe Presidentin Erdogan për viktimat e tërmetit.

Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e të prekurve. Ne i urojmë shërim të shpejtë të dëmtuarve dhe shprehim solidaritet ndaj të prekurve”, shkruan Basha./b.l/noa.al/