Transmetuar më 25-01-2020, 01:42

Së paku 18 njerëz humbën jetën dhe mbi 600 të tjerë u plagosën nga një tërmet i fuqishëm në lindje të Turqisë.

Sipas zyrtarëve të sizmologjisë në këtë vend, tërmeti me fuqi prej 6.8 shkallësh të Rihterit pati epiqendrën në qytetin Sivrice në provincën Elazig.

Ai bëri që ndërtesat të shemben dhe njerëzit të dalin në rrugë.

Tërmeti i 24 janarit në Turqi

Tërmeti 6.8 ballë të shkallës Rihter kishte thellësi 15 kilometra në tokë, ndryshe nga ai i 26 nëntorit në Shqipëri që kishte thellësi 10 km por në det.

Tërmeti i 24 janarit në Turqi kishte intensitet makrosizmik 4 ballë të shkallës Merkali, ndryshe nga ai i 26 nëntorit që ishte 7 ballë të shkallës Merkali.

Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri

Tërmeti që ra sot me epiqendër në Elazig, është i dyti në një dekadë. Më 2010 një tjetër tërmet fatal, 6 ballë, po në Elazig i mori jetën 51 njerëzve.

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se sipas të dhënave paraprake, nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë që goditi Turqinë lindore, në provincën Elazığ kanë humbur jetën 13 persona, ndërsa në Malatya pesë të tjerë dhe një tjetër në Diyarbakir, juglindje e Turqisë.

Një total prej 651 njerëzish kanë mbetur të plagosur; 403 në Elazig, 148 në Malatya, 13 në Diyarbakir, 11 në Adiyaman, 6 në Batman, 37 në Kahramanmaras dhe 33 në Sanliurfa.

AFAD tha se pas tërmetit kryesor që goditi provincën Elazığ, në rajon kanë ndodhur edhe tetë tërmete të tjera me magnitudë mbi 4 ballë, ndërsa numri i dridhjeve pas tërmetit është 60.

Ministri i Brendshëm i Turqisë Süleyman Soylu, njoftoi se numri i të vdekurve nga tërmeti ka shkuar në 18, ndërsa vazhdojnë punimet për kërkim-shpëtimin e 30 të tjerëve.

Dridhjet e tokës u ndjenë edhe në Siri, Liban dhe Iran.

Tërmetet janë të zakonshme në Turqi. Rreth 17,000 njerëz kanë humbur jetën nga një tërmet masiv në qytetin Izmit, më 1999.

Sivrice, një qytet me rreth 4,000 njerëz, është një vend i njohur turistik në bregun e liqenit Hazar.