Transmetuar më 24-01-2020, 23:34

Në ora 19.55 u regjistrua një tërmet i frikshëm me madhësi 6.8 në Turqi, epiqendra e të cilit ishte në Elazig.

Tërmeti u regjistrua 10 kilometra në thellësi dhe u ndje në provincat fqinje, Dijarbakir, Adıyaman dhe Samsun.

Observatori Kandilli njoftoi se tërmeti që ndodhi në rrethin Sivrice të Elazığ në 20.55 me orën lokale turke, ishte me madhësi 6.5.

Ministri i Brendshëm, Sulejmani Soylu tha se, “kemi humbur 5 jetë në Malatya Doğanyol, 7 qytetarë në Elazig Center, 2 shtetas në Sivrice, 1 qytetar në Maden Gezi. Ne po mundohemi të nxjerrim 30 personat e mbetur në rrënoja."

Pas tërmetit, u raportuan 35 tërmete me madhësi që variojnë midis 2.7 dhe 5.4 ballë.

Struktura të shumta të ndërtesave të dëmtuara raportohet në zonën e katastrofës.

Pas tërmetit me madhësi 6.8 që ndodhi në Elazığ, shumë grupe shpëtimi janë dërguar në rajon nga Kırıkkale, Çorum dhe Çankırı.

Numri i viktimave dhe i të plagosurve, sipas raportimeve të fundit të medieve turke, pritet të rritet.

Me qindra grupe shpëtimi ndodhen në zonë, për të dhënë ndihmën e parë.

Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu, Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit Murat Kurum dhe Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca, ndodhen në rajonet e prekura.

Ministrat Soylu, Kurum dhe Koca, të cilët ishin në Stamboll, shkuan në Elazig me aeroplan pas lajmit për tërmetin.

Operatorët e telefonave celularë Turkcell, Vodafone dhe Türk Telekom njoftuan se vendosën internet dhe thirrje falas për qytetarët që jetojnë në rajon pas tërmetit në Elazig./NOA.al