Transmetuar më 24-01-2020, 23:02

Pamje tronditëse, pas tërmetit të fortë në Turqi.

Disa të ftuar në emision e kanë ndjerë “LIVE” tërmetin me magnitudë 6.8 ballë.

Ata ishin duke diskutuar, por të ftuarit bashkë me moderatorin e emisionit u lëkundën nga tërmeti dhe përjetuan disa moment frike dhe paniku.

Po ashtu, në rrjetet sociale janë publikuar edhe video ku duken njerëz të frikësuar që dalin në rrugë si edhe objekte që tunden brenda bizneseve dhe banesave.

Deri tani raportohet se numri i viktimave nga tërmeti ka shkuar në 14 vetë, por raportohen mbi 100 ndërtesa të rrëzuara. Pritet që ky numër të rritet edhe më shumë. Po ashtu, janë shënuar me qindra të plagosur./NOA.al