Transmetuar më 24-01-2020, 16:46

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar moderatorin italian, i cili vepron në Hamburg, Markus Lanz për deklaratën ku tha se "shqiptarët janë mashtrues".

Në një intervistë për gazetën gjermane BILD, Rama tha: "Nuk është hera e parë dhe nuk ka për të qenë e fundit që shqiptarët bëhen shënjestra e gazetarëve përtacë, por kur vjen nga një kompani mediatike kaq shumë e respektuar si ZDF, nëpërmjet dikujt me reputacionin e veçantë të Lanz, padyshim që të lëndon shumë. Një ndjesë në emision do ta paraqiste si një gabim të pafajshëm, ndërkohë që e kundërta do të ishte shumë më lënduese edhe se vetë shprehja e turpshme".

Si ndodhi komenti për shqiptarët

Gjatë emisionit, Markus pati një debat me ministrin gjerman të Transporteve, Andreas Scheuer, në lidhje me bilancin e gabimeve të Scheuer si ministër.

Lanz: Për të gjithë, apo për të huajt?

Scheuer: Pikërisht kjo është çështja! Sigurisht që për të gjithë

Lanz: “Tani, le të mos i tregojmë njëri-tjetrit përralla”,

Scheuer: Unë kam një mendim ligjor ndryshe nga ai i ECJ. Unë i bashkohem Prokurorit të Përgjithshëm të CJEU

Lanz: Tani ti je duke rënë në nivelin e lojës mashtruese të shqiptarëve.

Pas kësaj, publiku e duartrokiti./noa.al