Transmetuar më 24-01-2020, 16:31

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë për pushimin e çështjes CEZ.

Këtë të premte, u mor vendimi nga gjykatësi Lazër Sallaku pasi hetimet 3 vjeçare nuk dhanë rezultat dhe nuk u gjendën elementë të veprave penale për ish-zyrtarët.

Që në vitin 2007 nisën hetimet për procedurën e privatizimit të OSSH nga CEZ, e cila u konsiderua korruptive.

Për këtë u morën në pyetje një numër i lartë zyrtarësh, përfshirë edhe Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Berisha.

Një seancë më parë, ish-kryetari i komisionit hetimor për çështjen CEZ, Taulant Balla kërkoi që çështja ti kalonte SPAK./noa.al